Mbytet një tjetër anije me emigrantë në brigjet mesdhetare, 37 të vdekur

Një varkë me emigrantë është mbytur në brigjet mesdhetare të Libisë, duke vrarë të paktën 37 persona,  lajmëruan zyrtarët lokalë orët e para të mëngjesit të sotëm (31 gusht)“Kemi raporte se 7 trupa emigrantësh të paligjshëm u mbytën në zonën Khoms, në lindje të Tripolit, por nuk kemi detaje se sa emigrantë ndodheshin në bord,” tha Mohamad al-Misrati, zëdhënësi i Hënës së Kuqe në Tripoli.Peshkatarët më pas zbuluan 30 trupa të tjerë në të njëjtën zonë, tha ai. Vullnetarë të Hënës së Kuqe u përpoqën të merrnin trupat por u mungonin varkat.Nuk u dhanë detaje të tjera për ngjarjen. Ky incident ndodhi vetëm pas tragjedisë së disa ditëve më parë  ku një anije me emigrantë në përpjekje për të kaluar nga Libia për në Itali u mbyt, duke vrarë 200 persona./Oranews.tv/