Tre automjete përfshihen në aksident në autostradën e Selanikut, 10 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2015, 10:07
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Greqi dhe si pasojë janë plagosur 10 persona. Ngjarja ka ndodhur në autostradën e Selanikut, në orën 04:35 të mëngjesit të së hënës 31 gusht, ku tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Përplasja ka qenë e fuqishme sa njëra prej mjeteve është përfshirë nga flakët.Mediat greke raportojnë se mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë. Të plagosurit janë dërguar menjëherë me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Katerinit, ndërsa u bllokua qarkullimi për disa minuta.Sipas policisë greke, dy automjete ishin me targa serbe dhe një me targa bullgare.Fotot e publikuara nga media greke Lefteria tregojnë një prej makinave të djegura.
