Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare regjisori i filmave horror Wes Craven

Regjisori amerikan i filmave horror Wes Craven, krijuesi i “Nightmare on Elm Street” ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.Mediat amerikane raportojnë se Craven vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxheles të dielën (30 gusht) nga tumori në tru.Craven shkroi dhe drejtoi filmin e vitit 1984 “Nightmare on Elm Street”. Filmi i tij “Scream” raportohet të ketë arkëtuar më shumë se 100 mln dollarë në SHBA.Filmi i parë që shkroi e drejtoi ishte “The Last House on the Left”, i vitit 1972.Craven mban kreditet e rishpikjes së gjinisë së filmave horror për adoleshentët kur shfaqi filmin “Freddy Krueger” në vitin 1984, me aktorin atëherë të panjohur, Johnny Depp.Së fundmi, ai kishte nënshkruar një marrëveshje për të bërë programe televizive, përfshirë edhe një serial të ri me titullin “Scream” për MTV.Duke reflektuar në karrierën e tij, ai njëherë në një intervistë tha: “Jam përpjekur të bëj filma, ku mund të them se këtë gjë nuk e kam parë më parë  dhe ndonjëherë kam ndjekur intuitën time më të thellë dhe ëndrrat”.Shumë aktorë në rrjete sociale kanë bërë homazhe për Craven nëpërmjet postimeve.  Një ndër to ishte dhe aktorja Courtney Cox, që ka marrë pjesë në filmin e tij të vitit 1996 “Scream”.Ajo shkroi: “Sot bota humbi një njeri të madh, mikun dhe mentorin tim, Wes Craven. Ngushëllime familjes”.[caption id="attachment_570819" align="alignnone" width="624"]_85279796_85279795 Filmi 'Scream', nga i cili fitoi 100 mln dollare[/caption][caption id="attachment_570820" align="alignnone" width="411"]_85279800_85279799 Filmi "Freddy Krueger"[/caption]