Fluks në QKR-në e Fierit e Elbasan, kërkojnë shtyrjen e afatit për regjistrimet

Një ditë para nisjes së aksionit kundër informalitetit, në Fier dhe në Elbasan dynden përfaqësues të subjekteve tregtare.Në Fier pritja nis prej orës 03:00 të mëngjesit, ku qytetarët janë vënë në radhë pas ditësh sorollatje pa mundur të mbarojnë punë. Ata kërkojnë shtyrjen e afatit të aksionit, ose QKR të shtojë sportelet.Në Elbasan qytetarët pohojnë se ndodhen në radhë prej të paktën 3-4 orësh, dhe presin të gjithë të mbarojnë punë brenda ditës.Fluksi para zyrave të QKR, vjen vetëm një ditë para aksionit të gjerë të cilësuar nga qeveria si lufta kundër informalitetit, që pritet t’i shtojë arkës së shtetit rreth 330 mln dollarë.[caption id="attachment_570938" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Radhet ne QKR-ne e Fierit, 31 gusht 2015 Ne foto: Radhet ne QKR-ne e Fierit, 31 gusht 2015[/caption][caption id="attachment_570937" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Radhet ne QKR-ne e Fierit, 31 gusht 2015 Ne foto: Radhet ne QKR-ne e Fierit, 31 gusht 2015[/caption]qkr ok qkr/Oranews.tv/