Fund pushimeve, trafik i rënduar në aksin Balldre-Laç dhe Rrugën e Kombit

Përfundimi i pushimeve verore ka sjellë trafik të rënduar në Lezhë dhe Kukës. Supërstrada Balldre-Laç si dhe rrugët që të çojnë drejt plazhëve të Shëngjinit dhe Tales në Lezhë u bllokuan thuajsë plotësisht një natë më parë.Ndërkaq edhe në Kukës orët e vona të natës së mbrëmshme janë shoqëruar me një fluks mjaft të lartë të mijëra automjeteve që kanë përshkuar rrugën e Kombit, pas mbylljes së pushimeve verore nga mijëra shqiptarë të Kosovës. Lezhë-Kukës-Supërstrada Balldre-Laç si dhe rrugët që të çojnë drejt plazhëve të Shëngjinit dhe Tales në Lezhë u bllokuan thuajsë plotësisht një natë më parë. Shkak për këtë situatë është bërë përfundimi i pushimëve nga turistët të cilët janë dyndur këtë fund muajit për tu kthyer në banesate e tyre. Kjo solli anomali të shumta në qarkullim, ndërsa për të përshkuar segmenti nga Balldreni në Milot ndonëse një distancës mjaft e shkurter është dashur më shumë se një orë.Për ti bërë ballë  dyndjes së automjetëve janë angazhuar forca të shumta të policisë rrugore, të cilët janë vendosur ne nyjet më problematike siç janë kryzezimet e Shëngjinit, Tales dhe Milotit, duke ndihmuar në çlirimin e trafikut, por pa dhënë rezultat.Rrugët e ngushta që të çojnë drejt bregdetit të Lezhës, nuk e përballojnë fluksin e automjetëve, duke bërë që situata të tilla të përsëriten gjatë gjithë këtij sezoni pushimesh. Fundjave që lamë pas ka qenë e fundit me një trafik të rënduar, pasi tashmë jemi drejt fundit të sezonit turistik, me shpresen që vitin e ardhshem të ndërhyhet që turistet dhe pushuesit që zgjedhin Lezhën për të pushuar të mos përballen sërish me të njëjten situate.Edhe në Kukës orët e vona të natës së mbrëmshme janë shoqëruar me një fluks mjaft të lartë të mijëra automjeteve që kanë përshkuar rrugën e Kombit, pas mbylljes së pushimeve verore nga mijëra shqiptarë të Kosovës.Që nga ora 20.00 deri në mesnatë, efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë qenë në shërbim të përforcuar, pasi trafiku i automjeteve ka qenë shumë i lartë. I gjithë segmenti rrugor i rrugës së Kombit nga Kalimashi deri në Morin  ka qenë i ngarkuar, teksa vargu I automjeteve ka shkuar deri në 2 kilometër, trafik që nuk ka shënuar ndonjë incident apo aksident të mundshëm rrugor.Në fakt gjatë gjithë sezonit turistik, sidomos në muajin gusht, rruga e Kombit ka patur një trafik të rënduar sidomos në fundjavë ku fluksi ka qenë edhe me i madh. Fundi I muajit gusht  si në doganën e Morinit, ashtu edhe në segmentin Morin-Kukës-Kalimash, shënon fluksin dhe ngarkesën më të madhe të lëvizjes së automjeteve me targa të Kosovës. Sipas statitstikave të policisë në rrugën Morin-Kalimash gjatë këtij sezoni kanë lëvizur mbi 250 mijë automjete të vogla dhe autobuzë shumica me targa të Kosovës.Fatmirësisht, falë edhe shërbimeve 24 orëshe të specialistëve të qarkullimit rrugor në segmentin Kalimash – Kukës – Morin nuk është shënuar asnjë aksident apo ngjarje kriminale./Oranews.tv/