Spanja forcon politikat ndaj emigrantëve, kontrolle të rrepta në kufi

Çdo vit, mbi 12 mijë emigrantë ilegalë hyjnë në Spanjë. Ndonëse numri i tyre është ndjeshëm më i vogël se numri i klandestinëve që tentojnë të kalojnë në Greqi dhe Itali, sërish Spanja vijon të ndjekë një linjë shumë të rëndë për këtë çështje, duke ushtruar kontrolle të rrepta në kufi.Prej kohësh, Spanja ka qënë vendi që i ka mirëpritur emigrantët. Nga vitet 2002-2007, Spanja ka qenë shteti i vetëm në Europë që hapi kufijtë e saj për emigrantët nga e gjithë bota por përgjatë 5 viteve të fundit, Spanja ka forcuar politikat e saj për emigracionin për shkak të krizës së brendshme ekonomike.Shkak, kriza e brëndshme ekonomike - "Spanja po vuan krizën ekonomike e për këtë arsye edhe ligji për emigracionin ka pësuar ndryshime në vitet 2011-2012. Kjo bëri që edhe emigrantët që jetonin prej kohësh në Spanjë, të ktheheshin në vendet e tyre. Ndaj sot, klandestinët kryesisht nga vendet në konflikt, e kanë shumë të vështirë të vijnë në Spanjë dhe të marrin dokumentat sipas ligjit".Vitin e kaluar, në Spanjë niveli i emigracionit illegal u rrit me 70%. Mijëra emigrantë ilegalë u ndaluan nga policia e Madridit, u mbajtën në qeli për 60 ditë dhe më pas u deportuan në vendet e tyre. Emigracioni në vendet e BE-së po arrin në nivele alarmante, e ndërsa popullsia e Spanjës po tkurret dhe nivele i papunësisë ka arritur nivele të jashtëzakonshme, spanjollët shprehen se tashmë qeveria duhet ta shohë me më shumë prioritet temën e emigracionit./Oranews.tv/