Klandestinët në Maqedoni, ne mesin e tyre foshnje të lindura në kampe apo rrugë

Mijëra refugjatë vijojnë rrugëtimin e tyre, duke kaluar nga portet greke në Maqedoni dhe më pas drejt Europës për të kërkuar azil.Ndërsa kanë udhëtuar nga Siria, Afganistani dhe Iraku, ata presin në rradhë për orë apo ditë të tëra për të marrë trenin në kufi me Serbinë dhe hap pas hapi ndjekin itinerarin drejt BE-së për një jetë më të mirë.Abduli është vetëm një muajsh, ai ka lindur në Greqi teksa familja e tij kishtë ndërmarrë këtë udhëtim të vështirë. E ëma e tij është e vendosur për ti dhënë djalit një jetë të qetë dhe për ta bërë këtë, rrezikojë të ecë për ditë të tëra, edhe pse në muajin e 9-të të shtatzanisë.Një tjetër refugjat, 23-vjeçari Abdullah, e kalon kohën duke catuar në internet apo duke kënduar me miqtë e tij, në pritje të trenit."Dua të studio, të shkoj në Universitet, të studio për biznes apo teknologji informacioni".Uatha po e dërgon djalin e saj 2 vjeç në Gjermani, për t’iu nënshtruar një operacioni kirurgjikal në fytyrë. Fëmija është djegur dhe lënduar pas shpërthimit të një makine bombë në një treg në Bagdad të Irakut.Por jo të gjithë emigrantët vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme. Emiganti 26 vjeçar Beejee është nga India dhe ai kërkon të udhëtojë në Europë për një jetë më të mirë."Po shkojmë në Europë për të fituar para dhe për një të ardhme më të mirë".Mijëra emigrantë, presin trenin në çdo orar, ndonëse janë të lodhur apo të uritur. Sipas Kombeve të Bashkuara, nga 1500-2000 azilkërkues, që kalojnë çdo ditë nga Maqedonia, 30% janë gra dhe fëmijë.