Ja si u dhunua mjeku i urgjencës në spitalin e Durrësit
Kamerat e spitalit të Durrësit kanë filmuar momentin kur nipi i pacientit dhunon mjekun e urgjencës më 22 gusht 2015.Sipas policise, “motivi i konfliktit lidhet me faktin qe mjeku u ka kerkuar shtetasit Adriatik Hoxha te blejë një kateter, pasi ky i fundit kishte të shtruar babain e tij në Urgjencë”.Sipas njoftimit të policisë së asaj dite ngjarja ka nisur pas një konflikti verbal te shtetasit Adriatik Hoxha,49 vjeç,banues në Durrës me mjekun Anton Ndoj, 43 vjeç. Ndërsa më vone eshte bashkuar ne konflikt, edhe djali i Adriatik Hoxhës, Jurgen Hoxha 23 vjeç, i cili goditi mjekun.Pamjet tregojnë sesi i riu tërheq me forcë mjekun për krahu dhe e përplas pas muri. Është dashur ndërhyrja e disa personave që ndodheshin në spital për të ndaluar dhunën.

Dëshmia e mjekut: Në një prononcim për Ora News mjeku Anton Ndoj thotë se pacientit , të atit të Adriatik Hoxhës po i jepej ndihma për gati 2 orë dhe ishte kërkuar blerja e kateterit pasi spitali nuk e dispononte.