Noka nga Kukësi: Në Gjermani shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, jo në Greqi
Fenomeni i azilantëve ka prekur gjerësisht qarkun e Kukësit, ku vetëm nga Shishtaveci, sipas vet banorëve janë me qindra shtëpi të kyçura. Shkak sipas tyre është varfëria dhe mungesa e punësimit. Deputeti i PD-së, Flamur Noka, që vizitoi zonën tha se vetem nga Kukësi janë mbi 7 mijë persona që janë larguar për të kërkuar azil në Gjermani.Deputeti demokrat i Qarkut të Kukësit, Flamur Noka ka përgenjështruar kryeministrin Rama për deklaratën e tij që shqiptarët që kërkojnë azil në Gjermani janë emigrantë në shtetet në krizë.Noka ishte në një familje azilantësh në Shishtavec, ku tha se nga largimi i mijëra të rinjve prej varfërisë, në Kukës janë zbrazur fshatrat. Flamur Noka: “Në rast se Edi Rama dhe ministri i tij Tahiri, këto zona e fshatra i quajnë Greqi dhe banorët që kanë ikur prej këtu që janë rreth 7 mijë kuksianë, mendojnë se janë banorë që kanë ikur nga Greqia, atëhëre ky është realiteti mashtrues i tyre. Realiteti që jetojnë kuksianët është ky që po themi. E vërteta është se 7 mijë banorë të pashpresë, të mjeruar, pa asnjë dritë jeshile për një të ardhme jaën detyruar të marrin rrugët. Në rast se TIMS-i i tyre rezulton ndryshe është çështje e tyre sepse e kanë falsifikuar. Banorët e këtyre zonave nuk janë banorë që numërohen në avionët që nisen nga Rinasi pasi këta banorë kanë zgjedhur rrugën më të lirë e të shpejtë nga Prishtina e Shkupi, për shkak të kostos dhe distancës më të afërt për tu larguar nga ky vend. Ky është realiteti”.Banorët e Shishtavecit, pohojnë se të afërmit kanë ikur në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë pasi në vendlindje nuk ka asnjë mundësi punësimi, duke lënë pas vetëm të moshuarit.I moshuari: Ka ikur gjithë fshati.E moshuara: Pse mos të ikin? Çfarë sigurie ka në Shqipëri? Bukë nuk ka, të ardhura nuk ka.I moshuari: Jetojmë me një pension,asistencën e pat dhe ja hoqën tani. Merrte 15 mijë lekë pension, me bukë nuk i ngopte dot.E moshuara: Djemtë kanë ik në emigrim, këtu nuk ka jetesë, bukë nuk kemi me ngrënë.Pronarja e dyqanit në fshatin Novesej u shpreh se banorët marrin ushqime me listë dhe ajo vetëm shtohet."Kanë filluar dhe marrin me listë, përgjithësisht ushqimore si vaj, sheqer, makarona, miell".Qarku i Kukësit është ndër më të prekurit nga vala e largimit të azilantëve, kryesisht drejt Gjermanisë.


