Sherr mes shqiptarësh në Savona, pronari s'pagoi pagën mujore
Policia italiane e qytetit te Savonës ka denoncuar për grindje të dhunshme 4 shqiptarë mes të cilëve dhe një minoren.(Ne foto: Restoranti ku ndodhi sherri)Ngjarja ka ndodhur në Picerinë "Leone" të këtij qyteti, me pronarë dy vëllezërit emigrantë shqiptarë Gentjan e Ledian Bacuku.Sipas dëshmitarëve shqiptari Jorgo Basha 40 vjec në shoqërinë e djalit të tij minorenë rreth orës 13.00 të datësn 27 gusht ka hyrë në piceri duke pretenduar rrogën e papaguar nga pronarët ndaj bashkëshortes së tij e cila kishte punuar si kamariere në këtë piceri.Mes dy pronarëve shqiptarë, Jorgo Bashës e djalit të tij minoren shpërthen një grindje e dhunshme fizike që merr fund vetëm pas mbëritjes së forcave të rendit.Jorgo Basha është shoqëruar në spitalin san Paolo të Savonës ku mbahet nën vëzhgim mjekësor, ndërsa Ledjon Bacuku ka pësuar ndrydhje e një kavilje me prognozë shërimi tre ditore.Të katër shqiptarët janë denoncuar nga Policia e Savonës për grindje të dhunshme e prishje të rendit civil./Oranews.tv/