Bllokimi i magazinave në Shkodër, mbi 1 ton duhan i sekuestruar, 2 në pranga

2 persona të arrestuar dhe mbi 1 ton duhan i sekuestruar  është bilanci i aksionit të një ditë më parë në Shkodër.Policia e Shkodrës bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasit M.M 50 vjeç dhe S.H 62 vjeç, të dy banues në Shkodër.Sipas bluve ndalimi i M.M u bë pasi në kontrollin e ushtruar ambienteve të marra me qera nga ky shtetas u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 800 kg duhan të grire refuzho,96 koli me nga 45 steka me cigare me mbishkrim DS,LUX dhe BEST,dy makina për prodhimin dhe përpunimin e duhanit, për të cilat nuk dispononte dokumentacion tatimor.Ndërkohë për arrestimin e 62-vjeçarit, policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e marra me qera prej tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy makina për prodhimin dhe përpunimin e duhanit, dhe 25 thasë me duhan refuxho për të cilët nuk dispononte dokumentacion tatimor.Materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren " Fshehje e të ardhurave " dhe " Prodhim i kundraligjshëm i artikujve industriale ".