"Ne "xhihadistët e ISIS" që rindërtojmë kishat e vjetra shqiptare!
Kisha e Shën Thanasit në Karavasta po restaurohet. Projekti u hartua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” dhe nën kujdesin e restauratorit Mustafa Arapi po dalin në dritë afresket e kishës ortodokse. Këshilltari për territorin Artan Shkreli por dhe deputeti socialist Erjon Braçe kanë postuar afresket e restauruara.Për Braçen një punë e tillë është dhe kundërpërgjigje ndaj Greqisë e cila shembjen e kishës Shën Thanasit në Dhërmi e krahasoi me sulmet xhihadiste.“ NE "XHIHADISTET E ISIS" QE RINDERTOJME KISHAT E VJETRA SHQIPTARE! (1)Per te gjithe akuzuesit, kritikuesit, mallkuesit e djeshem;"GJYQI I FUNDIT"!!Kjo eshte piktura e fundit murale qe mjeshtri Mustafa Arapi riktheu dje ne Kishen e Kuqe te Shen Thanasit ne Karavasta/Divjake.Nje thirrje kam:HESHTNI DHE SHIJONI!SUPER-PUNE e meshtrit te restaurimit te piktures murale, Mustafa ARAPI, i cili po nxjerr ne drite afreskat e kishes ortodokse te Shen Thanasit ne Karavasta (financim i shtetit shqiptar)” shkruan BraçePunimet e nisura në qershor do të zgjasin gjashtë muaj, do të zbatohen nga firma “AD-STAR” sh.p.k dhe kapin vlerën e 12 milionë lekëve. Kisha e Shën Thanasit ndodhet në fshatin Karavasta e Re, në afërsi të Luginës së Karavastasë. Ndërtesa është monument kulture, i shpallur në vitin 1963. Kisha e Shën Thanasit daton në gjysmën e dytë të shek.XVIII, në vitin 1778.
