Bllokohet magazina e përpunimit të duhanit në Shkodër

Është përcaktuar 1 shtatori për nisjen e luftës ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal, por në Shkoder kësaj datë drejtoria e hetimit tatimor dhe ajo e doganave i kanë paraprirë. Në një aksion të mirëorganizuar, inspektorët e këtyre drejtorive kanë zbritur në terren pasdrekën e së enjtes duke kryer sekuestrimin e qindra kilogramëve duhan të përpunuar, i cili gjendej në disa magazina në lagjet "Kiras" dhe "Mark Lula".Aksioni u ndoq nga drejtues të lartë të tatimeve dhe doganave të Shqipërisë, të cilët kanë bërë me dije se nga këto kontrolle u arrit të goditej rrjeti i përpunimit dhe shitjes së duhanit në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni. Përveç sasive të konsiderueshme të duhanit të sekuestruar, u bllokuan 9 makineri të grirjes dhe përpunimit të tij, si dhe ka nisur proçedimi penal ndaj pronarëve të tyre.Prej muajsh në qarkun e Shkodres janë kryer aksione kundër shitjes së duhanit, ku pas bllokimeve në rrugët e qytetit ku kryhej shitja e tij, tashmë operacionet kanë hyrë në fazën e bllokimit të pikave të grumbullimit dhe përpunimit. Pritet që në ditët e ardhshme të bëhen publike shifrat e plota të këtyre sekuestrimeve, ndërsa aksioni do të vijojë edhe në zonën e Vau Dejësit dhe Malësisë së Madhe.Qarku i Shkodres njihet për kultivimin dhe shitjen e duhanit, por mungesa e tregut dhe braktisja nga shtetit ka bërë që fermerët të përballen vit pas viti me vështirësi të shumta. Edhe pse ato i kanë dënuar aksionet dhe kanë kërkuar zgjidhje pasi nga ky sektor mbajnë familjet, zëri i tyre deri më tani nuk është dëgjuar.[caption id="attachment_568900" align="alignnone" width="620"]duhani 4 Ne foto: Magazina e duhanit ne Shkoder, e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_568898" align="alignnone" width="620"]duhani 6 Ne foto: Magazina e duhanit ne Shkoder, e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_568899" align="alignnone" width="620"]duhani 5 Ne foto: Magazina e duhanit ne Shkoder, e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_568901" align="alignnone" width="620"]duhani 3 Ne foto: Magazina e duhanit ne Shkoder, e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_568902" align="alignnone" width="620"]duhani 2 Ne foto: Magazina e duhanit ne Shkoder, e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_568903" align="alignnone" width="620"]duhani 1 Ne foto: Magazina e duhanit ne Shkoder, e sekuestruar[/caption]