Deputetja gjermane: Azilantët shqiptarë do të rikthehen, do ketë dhe penalizime
Shqetësimi nga azilkërkuesit shqiptarë ka sjellë në vendin tonë një delegacion të Bundestagut Gjerman. Deputetja Marieluise Beck është ndalur në Kukës si qarku me numrin më të madh të azilantëve për tu bërë të qartë shqiptareve se kërkesat e tyre janë të kota, pasi të gjithë do të kthehen madje edhe të penalizuar.Në koherencë të plotë me qëndrimet e krerëve të Shtetit gjerman dhe BE, deputetja tha se vec emigrantëve nga vendet e luftës askush tjetër nuk ka shanse për azil.Marieluise Beck: "Te gjitha rastet do te verifikohen individualisht, por shanset per njohjen e statusit te azilantit ka tendencen drejt zeros. Ndërsa shanset qe kane qytetarët për të gjetur nje mundësi punësimi ne Gjermani janë të kufizuara. E sigurt është që nuk ekziston mundësia që dikush që ka ardhur në kuadër të një procedure azilkerkimi në gjermani, te mund të kalojë në një procedurë të kërkimit të një vendi punë. Përvec kësaj, nëse një azilkërkuesi i refuzohet kërkesa e tij për azil, atëherë ai nuk do të ketë mundësi që për vite të tëra që të mund të rivijë në Gjermani apo në vendet e BE-së."Në Kukës, ligjvënesja Marieluise Beck pati një takim me kryetarin e Bashkisë, i cili ndërsa e njohu me shkaqet që po cojnë kukësianët në azil, denonoi qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë.Në qytetin verilindor ajo shoqërohej nga zëvëndës ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Anke Holsteinishte ndërsa i pranishëm ishte edhe deputeti i PD, Flamur Noka./Oranews.tv/