Drogë në Greqi nga Kakavija, kapen 20 pako kanabis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2015, 16:07
20 pako kanabis janë gjetur në një automjet tip mercedez benz me targa shqiptare rreth orës 14:30 të 27 gushtit 2015.Droga do të trafikohej në Greqi.Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit që policia bën në pikën kufitare të Kakavijës.Policia ndaloi drejtuesin e mjetit, Angjelo Hatimi, 25 vjeç dhe po merret në pyetje.Droga në sasi 10 kg ishte fshehur poshtë sediljes në automjetin tip Benz targ AA811DS 

/Oranews.tv/