Arrestohet shqiptari fshehu kokainën në termus

Policia italiane e qytetit të Riminit ka arrestuar një shqiptar 34 vjecar me akuzën e trafikimit të lëndës narkotike të tipit kokainë.Ndalimi i tij u bë në një qëndër parkimi të këtij qyteti ku shqiptari u arrestua në flangrancë ndërsa po i shiste dozën e kokainës një klienti.Në automjetin e shqiptarit u gjetën 78 doza kokainë, 66 prej tyre të fshehura në termusin e ngrohtë të kafesë e 12 doza të tjera në kutinë plastike të një pakete çëmcakizi.Pas kontrollit Policia italiane sekuestroi dhe disa qindra euro në zotërim të trafikantit.Ndaj tij u ushtrua masa e ndalimit për mbajtje e trafikim të lëndës narkoike.Policia e qytetit të Riminit informon se hetimet ndaj kësaj ngjarje vazhdojnë, duke synuar identifikimin e furnizuesit e rrjetin e trafikimit të kokainës./Oranews.tv/