Ngrihet struktura poli i bujqësisë për Tiranën

Bujqësia e zonave rurale në kryeqytet do të menaxhohet nga një strukturë e re.Ministri i Bujqësisë dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj ranë dakort për ngritjen e polit të bujqësisë për Tiranën qe synon mbarëvajtjen dhe inkurajimin e zhvillimit të bujqësisë në Bashkinë e Re të Tiranës, e cila eshte zgjeruar me plot njesi të orientuara drejt bujqësisë.Tirane- Krijohet poli i Bujqësisë për Tiranën e cila do të jetë një strukturë e veçantë për mbarëvajtjen dhe inkurajimin e zhvillimit të bujqësisë në Bashkinë e Re të Tiranës.Ministri i Bujqësisë dhe kreu i bashkisë së Tiranës ranë dakort se bashkëpunimi në këtë sektor do të krijojë mundësinë e tregjeve të reja të shitjes së fruta-perimeve si dhe ndërtimin e thertoreve.Në takim u diskutua për koordinimin dhe bashkëpunimin midis dy institucioneve në kuadër dhe të kompetencave të reja që merr pushteti vendor, pas reformës administrativo-territoriale.Krijimi i polit të Bujqësisë për Tiranën, do të jetë një organizëm që do të përbëhet nga strukturat e Drejtorisë së Bujqësisë së Tiranës dhe strukturat përkatëse të bashkisë së re të Tiranës.Ministri Panariti ofroi gjithashtu gatishmërinë për të bashkëpunuar nëpërmjet ekspertëve të Institutit të Veterinarisë për zgjidhjen e problemit të kafshëve të rrugës.Veliaj shprehu siguri se do të garantohet një standard europian për Tiranën për çështjet që kanë të bëjnë me bujqësinë dhe infrastrukturën e tregjeve ./Oranews.tv/