Berat, tregu i romëve zhvendoset pranë qendrës së fëmijëve me aftësi të kufizuar
Zhvendosja nga Bashkia e Beratit e tregut të rrobave të përdorura, ka sjellë irritim të tregtarëve dhe banorëve të lagjes ku është transferuar, por më shqetësues është fakti që tregu ndodhet para qendrës "Lira", vendi ku trajtohen fëmijë më aftësi të kufizuar. Bashkia e Beratit me anë të një vendimi ka zhvendosur aktivitetin e tregtarëve rom, duke e çuar atë shumë pranë qendrës së fëmijëve me aftësi të kufizuara.Në periferi të lagjes " 30 Vjetori", mes rrugicave të saj bashkia vendosi që komuniteti rom të ushtrojë aktivitetin e tregut të lirë, jashtë çdo kriteri dhe shumë pranë qendrës "Lira".“Në thërrasim “rroba të lira”, ndërsa fëmijët që i kemi ngjitur qajnë dhe po sëmuren më shumë. Edhe banorët këtu kanë të drejtë të ankohen sepse kanë të sëmurë në shtëpi, ka pleqëri dhe fëmijë.” shprehen tregtarëtTregtarët shprehen se kushtet e punës janë të papërshtatshme, pasi gjenden në mes të rrugës në diell dhe në shi, ndërsa mungojnë dhe tualetet.“Është shumë keq. Vendi nuk është i përshtatshëm, është i pashtruar, me pluhur dhe është shumë i ngushtë sa nuk i merr të gjithë tregtarët”Sipas banorëve, tregtimi në mes të lagjes është i papërshtatshëm, pasi zhurmat rrëmuja janë prezente gjatë gjithë ditës.