Në një javë, 172 gjoba për zënien dhe dëmtimin e hapësirave publike
Brenda një jave në njësinë nr 5 policia bashkiake dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë vendosur 172 gjoba për zënien dhe dëmtimin e hapësirave publike.Përkatësisht policia bashkiake ka vendosur 127 gjoba për subjektet dhe individë që zinin hapësiat publike me tavolinat, karriget, vazo lulesh. Ndërsa Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka vendosur 45 gjoba për zënie dhe bllokime të hapësirave publike, rrugë, trotuare, apo vendosje reklamash e postera në mënyrë të paligjshme.Kryeatri i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë prezantimit të administratorëve në njësitë 3 dhe 4 u shpreh se barra finanicare për qyteratë do të jetë zero nëse respektojnë ligjin.Erion Veliaj: Barra financiare për të jetuar në Tiranë është zero, mjafton mos presesh peme, mos hedhesh plehra ne rruge, mos vandalizosh, mos perdoresh makina me balte ne rruget e Tiranes, mjafton mos ndertosh pa leje. Pra ketu kostoja eshte zero. Nuk eshte nje takse e detyrueshme.Veliaj tha se pas njësisë 5 aksioni do të shtrihet në të gjithë kryeqytetin dhe do të këtë tolerancë zero ndaj zabtuesve të hapësira publike.