Mbetjet urbane, banorët: Janë vatër epidemie, po mbytemi nga tymi

Banorët e Marinzës në Fier të shqetësuar kërkojnë heqjen e fushës së vend-depozimit të plehrave nga fshati i tyre. Sipas tyre nga djegia e mbetjeve, tymi mbulon të gjithë fshatin, ndërkohë që janë dhe vatër infeksioni pasi në to hidhen dhe kafshë të ngordhura.Banorët e Marinzës veç aromës së keqe që çlirojnë puset dhe depozitat e naftës bruto duhet të durojnë edhe ato të mbetjeve urbane që depoziton bashkia Roskovec.Ata pohojnë se automjetet me mbetje urbane të ish komunave Strum, Kuman, Kurjan e bashkisë Roskovec shkarkohen në fushën pranë banesave.Banorët e marinzës rrezikohen dhe nga epidemitë, pasi bashkë me mbetjet urbane, në fushën në periferi të fshatit hidhen dhe kafshë të ngordhura, ndërkohe që jo rrallë herë plehrave u vihet flaka.“Punojmë me karro për të hequr plehrat e fshatit. Këtu ka plehra edhe të fshatrave të tjera dhe kur digjen tymi vjen deri brenda shtëpisë. Nuk dalim dot përjashta nga era e keqe e kafshëve të ngordhura që hidhen aty.Këtu kalojnë shumë makina nga fshatrat e tjerë dhe hedhin mbetjet”- shprehen të shqëtësuar banorët.Edhe pse banorët janë ankuar disa herë pranë Bashkisë së Roskovecit, problemi nuk ka marrë zgjidhje./oranews.tv/