Droga nga ajri, kryetarja e Bashkisë së Riciones falenderon forcat e rendit pas operacionit

Kryetarja e bashkisë së qytetit të Ricciones, Renata Tosi, pas zbulimit e kapjes së anëtarëve të organizatës kriminale që transportonte e trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë ka shpërdarë një deklaratë zyrtare shtypi ku thuhet;"Në kuadër të Operacionit "Free Flight", në emër të qytetit të Ricciones e në emrin tim personal dua të falenderoj Forcat e Rendit të Komandës Provinciale të Riminit e të Ricciones, drejtuar nga Kapiteni Antonio De Lise, nga ku nisën dhe hetimet që çuan në dhënien e një goditje të fortë të trafikut ndërkombëtar të marijuanës së ardhur nga Shqipëria drejt tregut të Rivierës Romanjole.Ky operacion, falë një procesi investigues të detajuar mundi të zbulojë e të arrestojë përbërësit e një organizate krinimale që administronin një trafik të madh lëndësh narkotike, disa prej të cilëve dhe përgjegjës në vjedhjet vilash e apartamentesh, si dhe mundi të ndërtojë dinamikën e vërtetë të fakteve. Është ky një tjetër rezultat që përfaqëson një hap para në luftën kundër krimit të organizuar, falë akvitetit konstant e shpesh në heshtje të bashkëpunimit të forcave të Rendit për të garantuar rendin e sigurinë e qytetarëve."