Italia e riatdheson, në Shqipëri pajiset me pasaportë të falsifikuar
I larguar nga Italia e i riatdhesuar drejt Shqipërisë si një person i padëshëruar, i lidhur me trafikun e kokainës në zonën e provincë së Trevizos, brenda 4 muajsh rihyn në territorin italian pasi pajiset në Shqipëri me pasaportë nën identitet të rremë.Ky është rasti i shqiptari Roland Kibja që gjatë muajit maj policia italiane e riatdheson drejt Shqipërisë si person i lidhur me krimin e trafikut të lëndëve narkotike.Por mjaftojnë vetëm 4 muaj e më 2 qershor 2015, Roland Kibja pajiset me një pasaportë shqiptare nën identitetin e rremë Roland Ambrosia, lindur më 8 mars 1989 në Durrës, e rihyn i qetë në territorin italian. Së bashku me të fejuarën e tij rumune sistemohet në një apartament në komunën e Pordenones , po në provicën e Trevizos, në pritje padyshim të rinisjes së aktivitetit të tij trafikant.Një kontroll rutinë i policisë rrugore të këtij territori, kryer në orën 6.30 të mëngjesit të 26 gushtit, ka hedhur dyshime mbi identitetin e shqiptarit, shoqëruar më pas nga një inspektim "suprizë", në rezidencën e tij. Dhe pse në shtëpi as shqiptari e as e fejuara e tij nuk i përgjigjen kërkesës së policisë për të efektuar inspektimi, duke u shtirë se në banesë nuk gjëndej askush.Por operacioni i policisë realizohet duke përdorur ballkonin e fqinjit e duke e kapur në flangrancë shqiptarin në dhomën e tij të gjumit.Roland Kibja u arrestua me akuzën e zotërimit e fabrikimit të dokumentave fallso si dhe për shkelje të ligit mbi normativën displinore të emigracionit. Në shtëpinë e shqiptarit u gjetën gjithashtu një patentë e një kartë identiteti e nënshtetësisë rumune me fotografinë autentike të Roland Kibjes e nën identitetin e Nicolae Ganea.
