Korrieri shqiptar dënohet me 5 vjet e 3 muaj burg, në prill u kap me 2 kg kokainë

Një korrier shqiptar i drogës u dënua me 5 vjet e 3 muaj burg pasi u kap me 2 kilogramë kokaine. Kastriot Çela, 36 vjeç, me banim në Londër u kontrollua nga policia më 24 prill të këtij viti. Fillimisht në makinën Peugeot 407 nuk u gjet asgjë ilegale, por pas një kontrolli më të detajuar u gjet një çantë e verdhë pas kilometrazhit.Brenda në çantë ishin dy paketa, që përmban kokainë, e cila ishte mbështjellë me shirit ngjyrë kafe. Kokaina ishte e një cilësie të lartë me një pastërti prej 80%.Prokuroria tha se vlera e drogës arrinte në 68 mijë paund. Ai tha Çela, i cili nuk kishte dënime të mëparshme në këtë vend, ishte besuar për të marrë drogën.Avokati i shqiptarit Ayaz Qazi tha se kjo ishte hera e parë që klienti i tij bënte një gjë të tillë.“Ai ishte nën kthetrat e një varësie nga kumari. Ai po paguhej me para në dorë për tu larguar nga kumari”, u shpreh avokati i 36-vjeçarit.Po ashtu ai  shtoi më tej se klienti i tij ishte penduar dhe se punon si ndërtues dhe jeton me ndershmëri në Britaninë e Madhe që prej vitit 2005. Por, pavarësisht kësaj gjykatësi tha se krimi i shqiptarit është i rëndë sa që vetëm dënimi me burg mund ta justifikoi.