Vuçiç: Këto janë kompetenca të asociacionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2015, 21:32
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se palët janë marrë vesh për të gjitha tema.Ai ka thënë se ka nënshkruar marrëveshjen për komunat serbe, energjinë, telekomunikacionin dhe urën mbi Lumin Ibër.“Jemi marrë vesh për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe. BKS do të ketë kompetenca të gjera, një president, zëvendës-president, kuvend, këshill, stemë, flamur. Ata do të mund të financohen nga Serbia dhe është shkruar qartë se Serbia ka të drejtë ta bëjë këtë”, ka theksuar ai, raporton B92.Sipas tij, ekipi serb ka bërë një punë të shkëlqyer dhe se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen.