Poroshenko në Berlin, diskutime për përshkallëzimin e dhunës në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2015, 12:02
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko do të takohet me liderët e Francës dhe Gjermanisë në Berlin sot, për të diskutuar për përshkallëzimin e dhunës në lindje të Ukrainës.Poroshenko së bashku me homologun e tij francez Francois Hollande dhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Minsk.Vala e fundit edhunës në pjesën lindore të Ukrainës ka hedhur dyshime mbi marrëveshjen e armëpushimit mes separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare ukrainase. Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëri-tjetrin për përleshjet e fundit në qytetit juglindor të Mariupolit në Ukrainë.Më shumë se 6,400 persona kanë vdekur në luftime prej prillit të vitit të kaluar.