Identifikohet shqiptari i plagosur pas sherrit me thika në Rimini

Arsen Ramekaj është 18 vjeçari shqiptar që u godit me thikë në gjoks natën e 23 gushtit, pas një grindje të dhunshme me dy grupeve rivale italiane e afrikano-veriore për territorin e trafikimit të lëndës narkotike në plazhin Riccione të Riminit.Arsen Ramekaj është një nga tre të plagosurit e kësaj ngjarje e në një gjëndje të rëndë shëndetësore, aq sa ka detyruar mjekun e urgjencës ta trasferojë nga spitali i Ricciones në atë të Riminit, ku i është nënshtruar dhe një operacioni delikat kirurgjikal. Gjëndja e tij shëndetësore vazhdon të jetë në prognozë të rezervuar dhe pse buletini i fundit mjekësor konfirmon se është jashtë rrezikut për jetën.Ngjarja ndoshi gjatë një koncerti të organizuar në plazhin e Ricciones nga Radio Dee Jay, e me pjesëmarrjen e disa emrave të njohur të muzikës moderne italiane si Emis Killa, Marracech, Gue Pequeno, Clementino etj. Sipas dëshmive të tre të plagosurve, katër nordafrikanët i kanë sulmuar pas krahëve ndërsa ata po shisnin dozat e drogës tek disa klientë, spektatorë në koncert.Policia italiane konfirmon se pikërsht në vendin ku ndodhi ngjarja, agjentët e tyre kishin sekuestruar pak caste më parë disa doza hashash e marijuanë e ka qënë ndoshta ky fakt që ka shkaktuar këtë sherr të dhunshëm.Brënda pak orëve policia e Ricciones e Riminimit kanë arrestuar katër nordafrikanët , Mohamed Elboraei, 18 vjec; Zeidan Faëzi, 20 vjec; Khaled Abdel Salam Amro Khaled, 18 vjec; Ibrahim Mohamed, 18 vjeç.Arsen Ramekaj ka mbaruar sivjet vitin e tretë në Institutin Superior da Vinci Riparmonti në Komo.plagos-655x356/Oranews.tv/