Shkodër, 3 orë në pritje për një pasaportë
Ndërsa përballen me radhët në sportelin e vetëm të tërheqjes së pasaportave biometrike në Shkoder, qytetarët akuzojnë se kaosi shkaktohet nga pagesat nën dorë për të hyrë pa radhë."Jam i 46-ti në listë dhe jam ende duke pritur. Policët hyjnë si qytetarë dhe dalin me pasaporta në dorë. E vetmja gjë që thonë është të presim. Kam paguar 180 mijë lekë dhe nuk më duket normale që ka vetëm një sportel. Njerëzit hyjnë me njohje ose paguajnë 10 mijë ose 20 mijë lekë të vjetra"- thotë një banorëJanë prej orëve të para të mëngjesit të së hënës, 24 gusht 2015, në mjediset e jashtme të komisariatit të Shkodres dhe kjo situatë është prezente prej më shumë se 1 muaji.Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë dhe u duhet të kryejnë punë sa më parë, pasi do të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.Edhe pse kanë paguar shumica me proçes të përshpejtuar, kjo nuk i ka ndihmuar të mos presin në mes të vapës, madje edhe me 2 apo 3 ditë."Këtu asgjë nuk duket dhe nuk është normale. Jemi me femije dhe po presim në radhë"- thotë një tjetër. Kam 6 orë në radhë dhe vetëm një sportel punon. Dhe ai punon me sekser. Ka shumë mundësi që marrin 10 mijë lekë të vjetra për një pashaportë. Po pate lekë merr pashaportë, po nuk pate nuk merr asgjë"- thotë një banor tjetërNë pikën e vetme të tërheqjes së pasaportave vijnë edhe qytetarë nga rrethi i Malësisë së Madhe dhe ish komunat që janë bërë pjesë e bashkisë së re të Shkodres, duke bërë që sporteli i vetëm të mos i përgjigjet këtij fluksi, ndërsa zyra “Aleat” bën një sy qorr dhe një vesh shurdh, ndonëse minimalisht një shtetas paguan nga 75 mijë e deri në dyfishin e cmimit për një pasaportë.[caption id="attachment_566738" align="alignnone" width="637"]
Radha në Shkodër për pasaportat[/caption]/Oranews.tv/