Sot në Bruksel diskutohet asocacioni i komunave serbe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2015, 10:49
Raundi i ri i bisedimeve në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë do të fillojë sot në nivel teknik, ndërsa nesër në nivel kryeministrash.Në këto bisedime do të trajtohen tre tema kryesore, që kanë të bëjnë me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, heqjen e barrikadës mbi Urën e Ibrit, si dhe çështjen e heqjes së pengesave për zbatimin e marrëveshjes për energji.Dialogu mes kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa dhe atij serb Aleksandër Vuçic, do të bëhet me ndërmjetësimin e përfaqësues së lartë të BE-së Federika Mogherini.Ndërkohë, është raportuar se në këtë takim do të arrihet dakordësi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, asociacion ky i cili po kundërshtohet nga opozita.