Dy persona godasin me shkop bejsbolli kreun e inspektoriatit të punës

Ka qënë ora 08.30 minuta e mëngjesit të së hënës, kur duke ju drejtuar zyrës së inspektoriatit të punës Shkoder, kreu i saj Agim Shimaj sapo ka zbritur nga automjeti është goditur me sende të forta. 2 persona me kapele në kokë dhe syze qëlluan pas shpine 47 vjeçarin, duke i shkaktuar plagë në dorën e djathtë, këmbë dhe byrrilin e majtë, ndërsa fatmirësisht pas koke goditja nuk ka qënë e fortë.Agim Shimaj: "Jam sulmuar pas shpinës nga dy persona, me mjete të forta dhe jam dëmtuar në disa pjesë të trupit. Për mua kjo nuk ka asnjë shpjegim, nuk arrij ta kuptoj. Isha vetëm 10 metra larg institucionit ku punojë dhe jam sulmuar në mes të ditës nga persona të panjohur."Fillimisht ai është rrëzuar dhe më pas ka arritur të ngrihet duke ju vënë nga pas dy shtetasve në fjalë, por nuk ka arritur t’i identifikojë dhe aq më pak ndalojë. Vetë Shimaj pasi ka marrë mjekimin në spitalin e Shkodres dhe ka dhënë dëshminë në komisariatin e policisë, tregon për mediat se “kjo ishte një rrufe në qiell të pastër”, duke lënë të kuptohet se nuk ka konflikt me asnjë njeri, si personal apo për shkak të detyrës.Si për të dëshmuar se qëndron larg çdo konflikti dhe aq më shumë të lidhur me detyrën, Shimaj i bën thirrje shtetit Shqiptar të hetojë veprimtarinë e tij të plotë të punës ndër vite.Agim Shimaj:"Nuk kam asnjë konflikt me asnjë person dhe i kërkoj shtetit krahas zbulimit të kriminelëve, të hetojë të gjithë vveprimtarinë  jo vetëm të shtetasit por edhe titullarit Agim Shimaj"Agim Shimaj prej më shumë se 1 viti mban detyrën e kreut të inspektoriatit të punës në Shkoder. Ai është i njohur për angazhimet e tij në jetën publike, si dhe shoqërinë civile ku ka kontribuar në projektë të ndryshme mbi decentralizimin e pushtetit vendor.[caption id="attachment_566793" align="alignnone" width="640"]shkodera Kreu i inspektoriatit të Punës në Shkodër, Agim Shimaj[/caption]/Oranews.tv/