"Jam një djalë me fat"
I dashuri i Lady Gaga-s, Taylor Kinney ka folur rreth romancës së tyre. 31 vjeçari, i njohur për rolin e tij në filmin Chicago Fire ka festuar përvetorin e parë me këngëtaren 26 vjeçare, në muajin gusht.
Deri tani Taylor ka mbajtur gojën e mbyllur rreth lidhjes së tyre në publik.Por në një intervistë, Taylor nuk pati nga t`u ikte disa pyetjeve të moderatorit.Pavarësisht famës mbarë botërore të saj, ai tha se për të e dashura e tij është e thjesht si të gjitha femrat e tjera dhe se ka emrin Stefani Germanotta, që është emri i vërtetë i Gagas."Nuk shikoj çfarë bëhet përreth. Për çfarëdo arsye, kështu funksionon. Jam një djalë me fat", tha ai.
Intervista e tij vjen disa ditë pas thashethemeve se ata janë duke planifikuar të martohen në Itali. Aktori nuk pranoi të fliste për këtë gjë.