Megan Fox nxehet me 'Celebrity Jihad'

Megan Fox ka kërcënuar me padi një ueb-faqe e cila merret me paroditë e figurave të famshme, pasi disa foto ku ajo shihet lakuriqe, janë postuar në këtë faqe. Ueb-faqja satirike 'Celebrity Jihad', e cila rregullisht poston foto false të yjeve të famshëm, ka botuar një foto ku ylli i filmit 'Transformers', është tërësisht e zhveshur.

Kjo ka nxitur avokatët e Fox-it që t'i dërgojnë një letër protestuese kësaj faqeje, duke thënë se fotoja është false dhe se duhet të hiqet menjëherë, ose në të kundërtën do të përballen me padi.