Nicki Minaj s'ka fuqi per Mario Balotellin
Nicki Minaj ka refuzuar që të takohej me futbollistin problematik të Mançester Sitit, Mario Balotelli pas koncertit të saj në Mançester këtë javë, pasi ishte e lodhur. Reperja 29-vjeçe, e cila së fundmi ka deklaruar se dëshiron të martohet dhe të lindë fëmijë, të hënën në mbrëmje e ka refuzuar ofertën e futbollistit, pasi ishte tepër e rraskapitur me koncertin e saj. "Mario ishte i shkatërruar nga refuzimi.
Ai është fans i madh dhe ishte paraqitur edhe me dhurata së bashku me shokët e tij të ekipit. Por Nicki ishte tepër e lodhur pas koncertit dhe në vend të takimit, ishte kënaqur me ushqime të shumta që kishte porositur, kështu që ai është kthyer në shtëpi i dëshpëruar. Ai edhe kishte blerë një kamerë të posaçme për këtë rast", ka deklaruar një burim.