Viti 95′, ja si e mbronte në gjyq Arben Ristani djalin e Enver Hoxhës

Associated Press bën publike edhe videon ku Arben Ristani, atëherë avokat i lirë mbronte djalin e ish  diktatorit Enver Hoxha në gjyq.Sot Ristani është deputet i i PD-së dhe  sekretari i përgjithshëm i kësaj partie.Ja kronika e Associated Press më 6 shtator të 1995:"Djali i një prej diktatorëve më të pamëshirshëm të Europës ka qenë i dënuar me një vit arrest shtëpie.Ilir Hoxha, 46 vjeç, u dënua në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një intervisë për një gazetë.Gjykata e dënoi nën akuzën e shkaktimit të çrregullimit civil.Ndërsa Shqipëria përballet me kritika të shumta për dështimin e saj në ecjen përpara për shkak të regjimit të saj komunist, djali i diktatorit Enver Hoxha është në telashe ligjore.Enver Hoxha sndoi vendin e izoluar europiano-lindor deri kur vdiq në vitin 1985. Regjimi i tij do të kujtohet për abuzimin e të drejtave ët njeriut, korrupsionin dhe mungesës së të mirave bazike.Djali i tij 46-vjeçar, Ilir Hoxha, mbrojti babain e tij në një intervistë për një gazetë. Pas lutjes së pasuksesshme të tij për pafajësi, gjykatësit e akuzuan atë për mosbindje civile dhe e dënuan me një vit arrest shtëpie.Disa kritikë i frikësohen regjimit të ri të Presidentit Sali Berisha, se mos edhe ai vazhdon të injorojë lirinë e shprehjes.Varri i ish-diktatorit u hoq nga varrezat e dëshmorëve dhe u vu në një vazrrezë të zakonshme në Tiranë.Shumë shqiptarë të moshuar që rikujtojnë kohët e vjetra akoma shkojnë e vendosin lule në varrin e tij.“Ky është figura më e lavdishme e popullit shqiptar,” thotë një shqiptar, mbështetës i Hoxhës.Por jo çdo visitor tregon respekt për varrin e tij.“Personi që ndodhet në këtë varr është barstard. Shkatërroi jetët tona. Dhe tani njerëzit fajësojnë demokracinë për vështirësitë e tyre. Ata harrojnë pasojat e diktaturës së tij,” thotë një tjetër, kritik i Hoxhës.E veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, është në burg për korrupsion.Që nga rënia e familjes Hoxha, shtëpia e tyre është kthyer në një shtëpi mysafirësh e qeverisë.Zona përreth vilës tani është e hapur për publikun dhe është kthyer në një strehë për të rinjtë.Gjatë kohës që Hoxha ishte në pushtet, qytetarët e Tiranës nuk lejoheshin të kalonin në atë zonë që quhet “Blloku” dhe njerëzit që jetonin aty quheshin “bllokmenë”[caption id="attachment_566624" align="alignnone" width="642"]ristani avokati hoxhes Ilir Hoxha ne seancen gjyqesore (majtas) dhe avokati i tij Arben Ristani (djathtas)[/caption]