Mjeku i dhunuar rrëfen për Ora News: Kërkova të blihej kateter se s’kishte spitali
Mjeku i urgjencës në spitalin e Durrësit i cili u godit nga të afërmit e një pacienti tregon ngjarjen.Në një prononcim për Ora News mjeku Anton Ndoj thotë se pacientit , të atit të Adriatik Hoxhës po i jepej ndihma për gati 2 orë dhe ishte kërkuar blerja e kateterit pasi spitali nuk e dispononte.Ai i bën thirrje për më shumë mbrojtje për bluzat e bardhaAnton Ndoj: "Është paraqitur një i sëmurë me hemoragji makroskopike me familjarët e vet. Shërbimi iu dha në kohë rekod me të gjitha mundësitë që kemi. Pas 2 orësh nga ardhja e të sëmurit, vjen një djalë i ri, nuk e njihja, në mes të korridorit më kap prej rrobash dhe më godet, më shtyn e përplas nëpër dyert e spitalit. Këtu nuk bëhet fjalë për çështje medikamenti se medikamentet ekzistojnë në spital, por është çështja për një material që për t’i bërë shërbim më të mirë të sëmurit, kateter urinar tre-rrugësh që i thashë: nëse e siguroni është më mirë për të sëmurin, nëse nuk e siguroni ne do t’i shërbejmë me ato mundësi që kemi. Duhet ta sqaroj, se e shoh dhe në media si shkruhet por nuk është çështje medikamenti, por materiali mjekësor që nuk disponohet për momentin, e që përdoret për raste të tilla kur i sëmuri ka hemoragji. U sqarua shumë mirë familjari, dhe nuk është ky shkaku kryesor por janë problemet që kanë zakonisht familjarët me doktorët. Konflikti ndodhi pasi u sistemua i sëmuri, po dilte nga salla. Kam frakturë të shpatullës. Ngjarjen e denoncova në polici. Mjeku nuk duhet dhunuar në asnjë mënyrë. Situatat nuk janë të këndshme për mjeksëinë. Dita ditë po krijojnë probleme të mëdha. Ne bëjmë gjithë atë punë dhe shikoni ku jemi. Bëj apel të merren masa. Në korridor, s’jam i mbrojtur fare, duhet të merren masa sepse sa të vijë policia mund të ndodhin edhe ngjarje më të rënda”Ngjarja - Ngjarja qe ndodhi diten e sotme (22 gusht) nisi pas një konflikti verbal te shtetasit Adriatik Hoxha,49 vjeç,banues në Durrës me mjekun Anton Ndoj, 43 vjeç. Më vone eshte bashkuar ne konflikt, edhe djali i Adriatik Hoxhës, Jurgen Hoxha 23 vjeç, i cili goditi mjekun. Sipas policise, “motivi i konfliktit lidhet me faktin qe mjeku u ka kerkuar shtetasit Adriatik Hoxha te blejë një katater, pasi ky i fundit kishte të shtruar babain e tij në Urgjencë”.Reagon Ministria e Shëndetësisë - Pas dhunës ndaj mjekut ne spitalin e Durresit, Ministria e Shendetesise ka inkurajuar organet kompetente per zbardhjen e plote te ngjarjes. Ajo gjithashtu i ka bere thirrje qytetareve te denoncojne çdo rast abuziv. MSH: Dhuna ndaj bluzave te bardha mbetet nje akt i shemtuar.[caption id="attachment_566135" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Mjeku i dhunuar ne Durres[/caption][caption id="attachment_566136" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Mjeku i dhunuar ne Durres[/caption][caption id="attachment_566137" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Perparsja e grisur e mjekut[/caption][caption id="attachment_566138" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Urgjenca ku u dhunua mjeku[/caption]/Oranews.tv/