Arrestohet imami i xhamisë Tuntusuz, në kërkim 26 të dyshuar xhihadistëve

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni është vënë në kërkim edhe të 26 shtetasve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat në Lindjen e Mesme, kryesisht dyshohet për pjesëmarrje në radhët e ISIS në Siri dhe Irak.Janë 26 shtetas që dyshohen si pjesë e operacionit tashmë të realizuar "Celula", dhe që janë në arrati.Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të këtij operacioni ka arrestuar 10 veta, të cilët dyshohen për pjesëmarrje dhe rekrutim të të rinjve për rrjetin terrorist ISIS dhe aktivitete tjera.Në mes të të arrestuarëve është edhe Rexhep Memishi, imam në xhaminë Tutunsuz në Shkup, e cila funksiononte jashtë sistemit të Bashkësisë Islame në Maqedoni./Oranews.tv/