Kancelarja gjermane në Milano do të vizitojë panairin Expo 2015
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur sot pasdite në qytetin e Milanos në Itali për të vizituar panairin universal EXPO 2015.E shoqëruar nga kryeministri italian Matteo Renzi dhe bashkeshorti i saj Joachim Sauer, Angela Merkel ka vizituar fillimisht pavionin italian Zero, e më pas pavionin gjerman "Fields of ideas"."Vazhdon, ka deklaruar kryeministri Renzi, stina e jashtëzakonshme e suksesit të Expo në Milano, me vizita të rëndësishme zyrtare sic është vizita e kancelares Merkel. Pas shumë presidentësh e kryeministrash nga e gjithë bota dhe një numri të jashtëzakonshëm vizituesish, Panairi Expo vazhdon të garantoj suksesin e tij dhe në këto ditë pushimesh."Vizita e kancelares Merkel në Milano do të mbyllet me një darkë pune me kryeministrin Matteo Renzi.Të shumta janë temat e pritshme për tu diskutuar mes tyre, ku më të rëndësishmet janë emergjenca e emigracionit me shtimin e numrit të viktimave në ujërat e Mesdheut e kriza greke me votën e shumëpritur këtë të mërkurë nga Budenshtagu gjerman të paketës së ndihmave prej 86 miliardë euro për Athinën. Kjo votë do të jetë dhe një test prove për kancelaren gjermane pas daljes hapur të 65 deputetëve kundër kësaj pakete ndihme për Greqinë.Përsa i përket problematikës së emigracionit vetëm pak orë me parë në një intervistë televizive për ZDF Angela Merkel është shprehur "se është një nga emergjencat më të vështira të aktualitetit të sotëm", fjalë që sjellin shpresën tek Italia e kryeministri Renzi për më shumë ndihma nga Bashkimi Europian për të përballuar këtë realitet.