Zyrat e Punësimit, në 6 muaj u punësuan në Tiranë 10% e aplikantëve
Hendeku i kërkesave për punë që regjistrohen në Zyrat e Punësimit dhe i punësimeve është i madh. Nga një vëzhgim i Ora News në Tiranë, Vlorë e Fier, në një kohë që numri i kërkesave është i madh, e kundërta ndodh me numrin personave që kanë fatin të punësohen apo numri i vendeve të lira të punës është i pakët. Në 6 muajt e fundit 16400 persona i janë drejtuar zyrave të punës së Tiranës, për tu regjistruar si të papunë. Aplikuesit më të shumtë janë të rinjtë të sapodiplmuar.Kreu i drejtorisë rajonale të shërbimit kombëtar të punësimit, Fatjon Dhuli thotë se në harkun kohor janar-qershor 2015 janë punësuar 1664 persona.Fatjon Dhuli: Janë 16 400 punëkërkues afërsisht tëv regjistruar si punëkërkues të papunë drejt zyrave të punës.Janë punëkërkues nga të gjitha kategoritë. Pjesa dërrmuese kanë qënë moshat e reja. Dihert që një i ri i sapodiplomuar sot ndodhet përmes katër rrugëvfe nujk di sit a kërkojë punën dhe ne mundohemi të prezantojmë se çfarë shërben dhe ofron zyra e punës. Kemi arritur të afrojmë një numër të madh punëkërkuesish të rinjë të cilët kanë arritur të finalizojnë dhe ndërmjetësojnë me punësim nga zyrat e punës.Biznesi gjithashtu ka raportuar për vendet e lira të punës dhe në total për Tiranën janë 6600 oferta. Por cilat janë kërkesat e tregut:Fatjon Dhuli: Formacion dhe komunikacion është pjesa më dërrmuese dhe masive që kërkojnë vende të lira pune. Më pas është industria përpunuese, fason dhe më pas vijnë aktivitetet e tjera si dhe shërbimet. Ka pasur dhe një rritje të vendeve të punës që kërkojnë profile të fushave inxhinjerike dhe arkitekturë.Në një ditë dhjetëra qytetarë gjenden në zyrat e punës për tu regjistruar. Ata thonë se janë të gatshëm të kryejnë në cdo lloj pune, por mjafton ti jepet kjo mundesi.Nga vëzhgimi në zyrat e punës rezulton se numri i regjistrimeve të papunë me atë të punësimeve janë në një raport të zhdrejtë. Vetëm 10% e aplikantëve kanë arritur të punësohen nëpërmjet zyrave të punës.Shifrat - Në Tiranë nga 16 mijë të regjistruar 1600 janë punësuar-Në Vlorë janë të regjistruar 12 mijë ndërsa oferta për vende të lira janë 475-Në Fier 17.000 aplikues ndërsa eshte arritur te punësohen vetëm 1300 /Oranews.tv/