Të huajt interes për shtëpinë lindjes së ish diktatorit Hoxha dhe veprat e tij

Nuk kanë ditur shumë për Shqipërinë përveçse ka qënë një vend i  izoluar nën regjimin komunist për 45 vjet. Por me shtimin e promovimit, është rritur interesi i vizitorëve të huaj për Gjirokastrën. Qyteti i gurtë mbetet një nga destinacionet e preferuara.Së fundmi kanë qenë një grup turistësh hungarezë që kanë zgjedhur Gjirokastrën për tu njohur me arkitekturën e saj, shtëpitë karakteristike, dhe historinë qindra vjecare.Qyteti i mbrojtur i UNESCO-s për vetë potencialin që ofron është listuar ndër destinacionet më të preferuara në guidat e huaja.Turistët krahas kështjellës së Argjiros, Qafës së Pazarit dhe disa banesave karakteristike monument kulture, u ngjall kureshtje të vecantë, shtëpia e lindjes së ish diktatorit Enver Hoxha, e cila prej vitit 1991 shërben si muze etnografik.Pranë muzeut shiten dhe botime të Hoxhës, të cilat janë të kërkuara nga vizitorët e huaj.Gazetarja : Janë të interesuar edhe për librat,kujtimet e tij dhe veprat?Tregtari: “Po i duan edhe në gjuhën e tyre në fakt sepse ne nuk i kemi, i kemi në shqip.”Turisti 1: "Jemi në shqipëri prej pak ditësh, turi ynë përfshin zonat historike të vendit tuaj. muzeu etnografik i shtëpisë së lindjes së Hoxhës na ka bërë përshtypje të vecantë."Turisti 1: "Shqipëria është një vend i bukur, na pëlqen shumë mikpritja gjirokastrite."Shtëpia e lindjes e i ish diktatorit Enver hoxha, ka probleme me fasadën, e cila po shembet si rezultat i lagështirës, duke rrezikuar materialet e ekspozuara në të.