Foto tronditëse të trupave të pajetë të emigrantëve në bregdetin e Libisë
KUJDES PAMJE TE RENDA!Trupat e qindra emigrantëve që u mbytën në përpjekje për të arritur në Europë kanë dalë në plazhet e Libisë. Vullnetarët e Shoqatës së Kryqit të Kuq në Libi çdo ditë mbledhin eshtrat e emigrantëve përgjatë vijës bregdetare.Eshtrat e tyre gjysëm të zhytur në rërë do të varrosen në varre të pashënuara.Ndërkohë më shumë se 1 mijë burra, gra dhe fëmijë të cilët i mbijetojnë udhëtimit të pabesë në Europë shpëtohen çdo ditë në brigjet e Greqisë dhe Italisë.Fotografitë e reja të publikuara në faqen e Dailymail dhe të marra në Zuwara, në perëndim të bregut të Libisë në kufi me Tunizinë, tregojnë shkallën e vërtetë të krizës së emigrantëve.Një foto trishtuese, ku tregohet skeleti i një emigranti, i cili mban të veshura ende një palë pantallona të verdha dhe një rrip lëkure të zi është nxjerrë në bregun e plazhit të Libisë.Taha Sultan, kreu i shëndetit në Shoqatën e Kryqit të Kuq në Libi tha se qindra trupa janë gjetur të mbytur dhe të nxjerrë në bregdet vitin e kaluar.Duke folur për MailOnline nga Bengazi në lindje të vendit, ai tha: "Kjo ndodh çdo ditë. Këto lloj gjëra ndodhin gjatë gjithë kohës në Libi. "KUJDES PAMJE TE RENDA!