Lideri i ISIS përdhunoi dhe vrau Kejla Muler, vajzën amerikane të marrë peng
Një punonjëse amerikane e ndihmave e vrarë në shkurt teksa mbahej peng nga militantët e ISIS është përdhunuar në mënyrë të përsëritur nga kreu i grupit terrorist Ebu Bekr el-Bagdadi. Zbulimin e kanë bërë zyrtarët amerikanë të cilët për rrjetin amerikan ABC kanë rrëfyer se 26 vjeccarja Kejla Myler ka qenë pre e përdhunimit sistematik nga al-Bagdadi. Zyrtarët e kundërterrorizmit e kanë njoftuar familjen e vajzës në lidhje me abuzimin që në muajin qershor.Myler u mor peng në vitin 2013 ndërsa po punonte në Alepo të Sirisë. ISIS deklaroi më vonë se ajo mbeti e vrarë gjatë një sulmi ajror të ushtrisë jordaneze, por Uashingtoni ka thënë se ajo u vra pikërisht nga ISIS.Prindërit e saj Karl e Mardha kanë rrëfyer për rrjetin ABC se ata janë informuar se vajza e tyre është torturuar dhe se ajo ishte pronë e Bagdadit.Media amerikane, duke cituar zyrtarët në Uashington, thotë se Bagdadi e mori personalisht punonjësen e ndihmave në shtëpinë e njërit prej krerëve të ISIS, i cili menaxhonte gazin dhe naftën, burimi më i madh financiar për grupin terrorist.