Mbytet një anije emigrantësh, të paktën 40 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2015, 12:52
Tragjedi e re në kanalin e Siçilisë. Marina italiane informon për rreth 40 emigrantë që kanë humbur jetën, ndërsa udhëtonin brenda sivës së mbyllur në një anije me rreth 400 klandestinë, nisur nga brigjet libiane.Tragjedia ka ndodhur për shkak të mbipopullimit në pjesën e poshtme të anijes e mungesës së frymëmamrrjes.Në ndihmë të emigrantëve ka ardhur anija e Marinës ushtarakë "Cigala Fulgosi", e cila me pas i ka transborduar 312 mbijetuarit mes të cilëve 45 gra e 3 fëmijë në anijen norvegjeze Siem Pilot e Agjensisë Europiane Frontex.Tragjedia e rradhës së emigrantëve në Kanalin e Siçilisë ka ndodhur 21 milje larg brigjeve libiane.