Zhvendosja e tregut të lirë, romët në protestë: Po na lini pa bukë

Zhvendosja prej tre ditësh e tregut të rrobave të përdorura, në një zonë të largët periferike të Beratit, ka mbledhur në protestë tregtarët e komunitetit rom. Sipas tyre zona ku janë cuar tani është shumë largë dhe askush nuk vjen deri aty.Berat-Vendimi i bashkisë së Beratit për zhvendosjen e tregut të lirë,  nga zona periferike e lagjes "30 vjetori" në një tjetër zonë, ka sjellë revoltim të komunitetit rom.Këta të fundit që mbajnë familjet nga tregtimi i rrobave të përdorura kanë protestuar para bashkisë ndaj këtij vendimi, i cili sipas tyre, prej tre ditësh që është futur në zbatim i ka penalizuar shumëPas protestës, një përfaqësi e komunitetit rom janë takuar me punonjës të bashkisë, të cilët u kanë premtuar gjetjen e një zgjidhje, për vendosjen e tregut të lirë në një vend më të përshtatshëm.