Plagoset me armë zjarri shqiptari, merrej me shfrytëzim prostitucioni

Një shqiptar, me precedent për shfrytëzim prostitucioni, ka mbetur i plagosur nga një armë zjarri në zonën e quajtur Giussano, 25 km në veri të Milanos, raportojnë mediat italiane.29-vjeçari u qëllua rreth orës 23:20 ditën e djeshme më 15 gusht, dhe u shtrua në spitalin e Bassini-t i shoqëruar nga një burrë dhe një grua shqiptare që ishin me të në momentin e plagosjes.Dy dëshmitarët treguan se të shtënat ndaj shqiptarit erdhën nga një makinë e errët me tre persona brendaAgjentët e policisë së Cinisello Balsamo-s kanë filluar hetimet