Nuk respektohet urdhri i MPB për aplikimet për pasaporta, sportelet mbyllur
Askush nuk jep sqarime lidhur me këtë mos ekzekutim të urdhërit të ministrisë së Brendshme, gjithmonë nëse ai ka mbërritur në Shkoder. Dy sportelet, ai i aplikimit në mjediset e bashkisë dhe ai i tërheqjes së pasaportave biometrike në polici, i kanë të kyçura dyert si çdo të shtunë tjetër.Jashtë tyre nuk ka qytetarë, pasi ditë më parë kanë patur njoftimin që shërbimi në këto sportele kryhet nga e hëna në të premte. Por ajo që është e çuditshme, lidhet me faktin se cili ka qënë motivi që ky urdhër nuk është zbatuar, pasi Shkodra ishte ndër qarqet më problematike për ofrimin e këtij shërbimi.Radhë të gjata, pritje pa fund dhe kaos ishte ajo çfarë në gjithë këto ditë që kanë ardhur emigrantët, ofronin këto 2 sportele të vetme, një për aplikim dhe një për tërheqje të këtyre mjeteve të reja identifikuese.Mbetet për tu parë cili do të jetë sqarimi i radhës, por një gjë është e sigurtë, se me rihapjen e dyerve të hënën e javës së ardhshme, radhët dhe kaosi do të jenë sërish refreni i ditës, duke bërë që emigrantët të largohen me shijen e hidhur, se edhe këtë herë shteti Shqiptar nuk është në gjendje t’u ofrojë një shërbim me standarte, për të cilin paguhet jo pak.
/Oranews.tv/