Autoritetet kineze evakuojnë banorët, frikë nga ndotja kimike

Autoritetet kineze kanë urdhëruar evakuimin e banorëve brenda një rrezeje prej 3 km të zonës ku ndodhi shpërthimi nga frika e ndotjes kimike.Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha se evakuikimi u shkaktua nga kërcënimi i përhapjes së substancave toksike.85 njerëz mendohet të kenë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar nga shpërthimet gjigande të mërkurën në qytetin Tianjin.Disa zjarre vazhdojnë të të rindizen. Agjencia e lajmeve tha se vazhdimisht kanë shpërthyer edhe shumë makina.Skuadrat e kujdesit ndaj substancave kimike ndodhen në vendngjarje dhe po kujdesen për zonën.Zyrtarët kanë konfirmuar se në depo kishte nitrat kaliumi dhe nitrat natriumi.134 84878442_028550935 _84906587_028563526-1 _84867162_china_blast_624_v7