Një gropë e madhe 12 metra hapet papritmas në rrugë në Mançester
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2015, 08:39
Një gropë e madhe u hap papritur në rrugën “Mancunian”, një nga zonat më me trafik në qendër të qytetit të Mançesterit.Faji mendohet të jetë i shirave të dendur në ditët e fundit, të cilat kanë dëmtuar një tub uji, duke shkaktuar kështu edhe shembjen e një pjese të rrugës.Gropa, raporton BBC, është e thellë rreth 12 metra dhe e gjera të paktën 4 metra e gjysmë.Trafiku u devijua në të dyja karrexhatatat dhe rruga do të mbetet e mbyllur për disa ditë.Dëshmitarët okularë thanë se gropa sa vinte e bëhej më e madhe.
