PD dënon mbajtjen në komisariat të të miturit: Akt skandaloz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2015, 22:23
Partia Demokratike dënoi sot me forcë mbajtjen e fëmijës së mitur 4 vjeçar për rreth 11 orë në komisariatin e Pogradecit, ç’ka ka sjellë më pas dhe pasoja në shendetin e tij.Përmes një deklarate për mediat, PD shprehet se “ky është një akt i rëndë që dëshmon se represioni i qeverisë nuk merr në konsideratë të drejtat e njeriut dhe është prekja e fundit, kur nuk tregohet ndjeshmëri ndaj një fëmije 4 vjeçar”.Sipas selisë blu paradoksi shkon dhe më tej, teksa në komisariat mbahet një i mitur, ndërsa kontrabanda dhe evazioni i miqve të Edi Ramës kanë kapur shifrat e frikshme të qindra milionë dollarëve.Partia Demoktatike i kërkon prokurorisë të hetojë me shpejtësi e seriozitet rastin, e të vërë para ligjit autorët e këtij akti skandaloz.