Konstituohet Këshilli Bashkiak, këshilltari i PD jep dorëheqjen

Konstituohet pas disa orë debatesh Këshilli Bashkiak i Pogradecit. ka qenë ngërci i krijuar pas dorëheqjes së një këshilltari të PD që solli bllokim për rreth 1 orë të mbledhjes së parë të bashkisë së re të pogradecit.Mos pasja e një liste nga KQZ me emrin pasues, solli pezulim të mbledhjes. aktualisht këshilltarët bashkiakë kanë bërë betimin, ndërkohë që zëvendësimi i këshilltarit të djathtë Erzen Qeva u shty për në mbledhjen pasardhëse.Në mbledhje ishte i pranishëm dhe zv.kryeministri Niko Peleshi që vlerësoi potencialin ekonomik dhe turistik të Pogradecit. Numri dy i qeverisë i shtriu dorën e bashkëpunimit kryetarit të bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri, duke garantuar mbështetje të projekteve.