Sot lirohen hapësirat publike në njësinë 5, Spiropali: Edhe masa administrative

Aksioni që nis këtë të shtunë në njësinë nr 5 për lirimin e hapësirave publike, do të shtrihet në të gjithë kryeqytetin.Ky aksion i INUV dhe Policisë Bashkiake, do të nisë pikërisht në një nga zonat më të populluara dhe njëkohësisht më problematike të Tiranës, sa i përket parkingjeve dhe zaptimit të hapësirave publike siç është ajo e ish-Bllokut.Spiropali: “Do ketë një aksion në gjithë Tiranën për të vendosur ligjshmërinë  në mënyrën e funksionimit të qytetit. Nis nga njësia 5 për një arsye fare të thjeshtë: Kur ke një problem duhet ta nisësh nga aty ku ky problemi mund të zgjidhet më shpejtë, apo ku pasojat minimale mund të përballohen. Të nisë aty ku problemi është më i madh, në zemër të qytetit”.Për të gjithë ata pronarë biznesesh e lokalesh apo shitës ambulantë, që nuk zbatojnë ligjin, Spiropali nga studio e Ora News lajmëroi edhe masa administrative.Spiropali: “Që nga mbyllja e aktivitetit kur është krejt i paligjshëm deri te gjoba kur nuk ka respektuar lejet përkatëse”.Vetë kryebashkiaku Veliaj, përmes një letre të hapur i kërkoi mbështetje banorëve të Njësisë 5 për aksionin e kësaj të shtune.