Dialogu teknik Prishtinë-Beograd me 24 gusht, me 25 takimi Mustafa-Vuçiç

Më 24 gusht Prishtina dhe Beogradi zhvillojnë takimin e radhës të nivelit teknik, ndërsa një ditë më pas është paralajmëruar të zhvillohet një takim mes kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç.Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se një prej temave më të vështira mbetet ajo e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe."Ka akoma çështje të hapura. Ne insistojmë që Asociacioni të mos ketë asnjë përgjegjësi ekzekutive dhe të mos jetë pushtet i tretë në Kosovë, por të gjendet mënyra se si Asociacioni do të përkrahë, zhvillimin ekonomik, kulturor e arsimor të komunave me shumicë serbe", ka theksuar Mustafa.Por Beogradi kërkon kompetenca ekzekutive për Asociacionin Serb.Kryeministri i Serbisë, Aleksanadar Vuçic kishte paralajmëruar mundësinë që temat e hapura në dialogun me Prishtinën të përmbyllen deri në fund të muajit gusht, por duket se kjo nuk do të jetë e mundur.Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian po përpiqen të finalizojnë marrëveshjet për kodin telefonik të Kosovës, pastaj atë për energjinë, si dhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe heqjen e barrikadës të quajtur "Parku i Paqes", mbi urën e lumit Ibër.Pas takimeve që do të kenë delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi, pritet që të mbahet edhe takimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me projektet e përbashkëta rajonale.